Qeveria zbardhi sot 8 zona të tjera ku është vendosur të ndërhyet sipas planit të rindërtimit nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Në Fletoren Zyrtare u botuan hartat e: 2 zonave në Durrës; 1 zone në Golem; 2 në Lezhë dhe 1 në Vorë. Me publikimet e sotme, shkon në 22 numri i zonave të zbardhura, pasi 15 ishin publikuar më parë.
Sipas deklaratave të mëparshme të Kryeministrit Rama, numri total i zonave pritet të jetë të paktën 25. Siç Exit News ka analizuar, ajo që nisi si projekt për ndërtimin e “3 lagjeve të Rilindjes” po zgjerohet në 25 zona.
Zonat e rindërtimit – 9 prej të cilave në Tiranë –nuk kanë detaje për fatet e godinave të dëmtuara, që përfshijnë në to. Kjo ngre dyshim se programi i rindërtimit po shkon paralelisht me synimin për të hapur sa më tepër kantiere ndërtimi.
Ky synim fshihet në faktin se qeveria e bazon Programin e Rindërtimit në praktika “zhvillimi të detyruara” me plane dhe prishje të detyruara, për të cilin Exit News ka shkruar më parë. (Kliko këtu për të lexuar më shumë).