Grenelli mbetet i Dërguari Sprecial i Trumpit për bisedimet Kosovë-Serbi

Grenelli mbetet i Dërguari Sprecial i Trumpit për bisedimet Kosovë-Serbi

Richard Grenell do të mbajë pozicionin e tij si i Dërguari Special i Presidentit Trump për negociatat Kosovë-Serbi, njëkohësisht me pozicionin e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane, post në të cilin u emërua mëngjesin e sotëm.

Në një njoftim për shtyp, Shtëpia e Bardhë konfirmoi emërimin zyrtar të Grenell për punën e tij të re, duke shtuar se ai gjithashtu do të vazhdojë të shërbejë edhe si zëdhënës amerikan në Kombet e Bashkuara.

“Sot, Presidenti caktoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Gjermani Richard Grenell Drejtor të Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell u konfirmua për rolin e tij si Ambasador nga Senati në prill 2018, dhe ai ka vite eksperincë me Komunitetin tonë të Inteligjencës në një sërë pozicionesh shtesë, përfshirë pozicionin e të Dërguarit Special për negociatat Kosovë-Serbi dhe si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara të Kombet e Bashkuara.

Ai është i përkushtuar për një qasje jo-politike, jo-partizane si kreu i Inteligjencës, nga e cila varet siguria jonë. Presidenti ka besim se Ambasadori Grenell do të kryejë detyrat e tij të reja në mënyrë të shkëlqyer.”

Presidenti Trump e kishte njoftuar emërimin e tij më herët në një postim në Twitter:

“Jam i lumtur të njoftoj se Ambasadori ynë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor  i Inteligjencës Kombëtare. Rick ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të.

Do të doja të falënderoja Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ai ka bërë, dhe ne mezi presim të punojmë me të ngushtë, mbase në një pozicion tjetër brenda Administratës! “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>