Ministria e Shëndetësisë, 8 raste të testuara negative për koronavirus

Nga Exit News
Ministria e Shëndetësisë, 8 raste të testuara negative për koronavirus

Autoritetet e shëndetësisë në Shqipëri njoftuan se ditën e sotme janë testuar 8 raste të dyshuara për koronavirus, të cilat kanë rezultuar negative.

Njoftimi u bë pas mbledhjes së radhës së Task-Forcës kundër koronavirusit, ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) dhe ekspertëve të mjekësisë.

Ekspertët theksuan se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit në vendin tonë. ISHP, ISHSH dhe njësitë vendore të shëndetit do të ndjekin nga afër masat e shtuara higjieno-sanitare që do të ndërmerren në institucionet arsimore.

Përfaqësuesit e Task Forcës u kanë bërë apel qytetarëve të jenë të vëmendshëm për të respektuar masat e higjienës.

Deri më tani autoritetet shqiptare thonë se kanë:

  • dyfishuar personelin shëndetësor në pikat kufitare
  • përforëcuar kontrollet në pikat kufitare, për udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura
  • shtuar informacionin dhe rritur vizibilitetin e mesazheve në pikat kufitare
  • rritur sasinë e mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit

Autoritetet këshillojnë që kushdo, i cili është kthyer ditët e fundit në një nga vendet e prekura dhe ka shqetësime që ngjajnë me të gripit të njoftojë Urgjencën Kombëtare 127 pa u drejtuar menjëherë në spital.

Exit News është konsultuar me specialistë të sëmundjeve infektive dhe dëshiron të informojë lexuesit për disa nga rastet kur ata duhet të shqetësohen për koronavirusin. Për më tepër mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>