Aleksandër Frangaj akuzohet për evazion fiskal

Aleksandër Frangaj akuzohet për evazion fiskal

Komuniteti i banorëve të Laguna Blu akuzojnë për evazion fiskal, kompaninë EPIDAM në pronësi të pronarit të TV Klan Aleksandër Frangaj. Përmes një letre drejtuar kryeministrit, banorët e kompleksit Laguna Blu, deklarojnë se janë të gatshmë të ofrojnë prova se kompania në fjalë ka kryer evazion fiskal në kontratat e shitjes së banesave të këtij kompleksi.

Ata i kërkojnë kryeministrit Rama ndërprerjen e menjëhershme të lejës së ndërtimit për kompaninë EPIDAM, pasi pretendojnë se kjo leje është dhënë përmes praktikave korruptive.

Me akuzën për evazion fiskal ndaj kompanisë së Frangajt, banorët e Laguna Blu kanë vënë kryeministrin Rama në provën e legjitimitetit të aksionit pa kompromis  kundër ionformalitetit,  siç e cilëson Rama këtë aksion të qeverisë.

Vetë kryeministri i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të dënoncojnë çdo lloj shkelje në dhënien e kuponit tatimor për të shmangur evazionin fiskal. Kryeministri Rama ka miratuar me vendim qeverie dhënien e një fondi në dispozicion të qytetarëve që japin informacion për tatimorët për mosdhënie të kuponit tatimor.

Banorët e Laguna Blu e kanë bërë denoncimin e tyre duke akuzuar kompaninë EPIDAM për evazion fiskal. A do të dëshmojë kryeministri Rama të njëjtin vullnet për të degjuar denoncimet e  qytetarëve  siç dëshmoi vullnet për të arrestuar berberët që nuk prisnin kuponin tatimor?

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>