Drama italiane: spitalet në kolaps, nuk përballojnë dot fluskin e të sëmurëve nga koronavirusi

Nga Exit News
Drama italiane: spitalet në kolaps, nuk përballojnë dot fluskin e të sëmurëve nga koronavirusi

Gjendja e trajtimit të të sëmurëve me koronavirus në Itali po bëhet dramatike. Spitalet nuk kanë më kapacitete dhe mundësi që të trajtojnë të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Exit News po jell dëshminë e një mjek italian, kardialog të Spitalit “Niguarda” në Milano, i cili përshkruan gjendjen në spitalin e tij dhe në përgjithësi Itali:

Situata është kjo, kanë mbyllur reparte të tëra, kanë ulur numrin e shtretërve në repartet e zakonshme, kanë bllokuar ndërhyrjet kirurgjikale, kanë mbyllur ambulatorët për të sjellë mjekët e tyre të shërbejnë në repartet e COVID-19 (repartet e ndërtuara enkas për koronavirusin).

Vijnë çdo ditë në mënyrë eskponenciale. Kanë trefishuar shtretërit në reanimacion dhe madje donin të mbyllnin edhe Njësinë e Treapisë Intesive të Kardiologjisë.

Në spitalin Niguardia ka 30 persona të vendosur në aparatura frymëmarrje. Të gjitha reanimacionet janë plot.

Po mendojnë të zbatojnë triage (seleksionimin e pacientëve sipas rëndesës së gjendjes dhe trajtimit të mundshëm), për pacientët në reanimacion. Pra të vendosin se kë duhet të vejnë në aparat frymëmarrje dhe kë duhet të lënë të vdesi.

Në kardiologji nuk na kanë ende vendosur pacientë me covid-19, por ka shumë pak mundësi për t’i identifikuar. Sepse nuk e kupton. Mund të të vij një pacientë me probleme në zemër për shkak të një pneumonie të fortë.

Në television nuk po e thonë se sa të rinj, 20-vjeçarë kërkojnë ndihmë, dhe kanë pneumoni shumë të rëndë. Shumë persona të lindur në vitet 1970 kanë pneumoni të rëndë.

Mjekët nuk po vendosen më në karantinë dhe as nuk po kontrollohen. Të thonë nëse nuk ke simptoma hajde në punë, nëse ke simptoma vendos vetë nëse do të qendrosh në shtëpi apo do të vish në punë.

Në poliklinika gati të gjitha repartet janë të mbushura me të sëmurë me koronavirus.

Situata është dramatike, pavarësisht se nuk po flitet në publik, por njerëzit duhet të kuptojnë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>