Qeveria italiane vendosi sot mbylljen e të gjitha bizneseve përveç farmacive dhe dyqaneve ushqimore dhe kinkaleritë e rrugës, deri më 25 mars.
Nga nesër do të mbyllen baret dhe restorantet. Ndërkohë do të vazhdojnë entet idustriale, shërbimet bankare dhe postare, dhe transporti publik.
Italia ka më shumë se 12 mijë të infektuar dhe 827 të vdekur — vendi i dytë më i prekur në botë pas Kinës. Italia ka gjysmën e të infektuarve të gjetur në Evropë.