Edi Rama mesazh SMS gjithë qytetarëve: të lutem laj duart

Nga Exit News
Edi Rama mesazh SMS gjithë qytetarëve: të lutem laj duart

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot mesazhe në celular qytetarëve ku i kujton të respektojnë masat për të ndalur përhapjen e koronavirusit dhe të lajnë sa më shpesh duar:

“Edi jam! Te lutem laj duart shpesh. Mos leviz nga shtepia per qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga informacioni i rreme. Mos ki frike, po bej shume kujdes. Per cdo shenje merr 127. Te perqafoj nga larg!”

Sot kryeministri njoftoi dhe masën drastike për të ndaluar qarkullimin e të gjithë makinave në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit, si masë drastike kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndalimi fillon të premten prej orës 6 të mëngjesit deri të dielën në mbrëmje. Në Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë, Shkodër, Lezhë e Elbasan ndalohet qarkullimi i makinave private dhe të gjitha mjeteve të transportit urban e ndërqytetas.

Për t’u informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– Kush dhe si duhet të vetë-karantinohet? (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

– Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>