250 persona vdiqën nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 1 266.
Numri i vdekjeve gjatë tre ditëve të fundit ka arritur në 637, më shumë se gjysma e viktimave qysh nga vdekja e parë në fund të janarit.
Ndërkohë, vazhdon të tritet ndjeshëm numri i të sëmurëve nga Covid-19 ne Itali. Në 24 orët e fundit u shtuan 2, 547 raste të reja duke e çuar umrin total në rreth 17 660.
Ky bilanc tregon se epidemia ka arritur një nivel të rrezikshëm në Itali. Aktualisht janë 14 955 persona të sëmurë, ndërkohë që janë shëruar 1 439 persona.
Krahas mbylljes totale të çdo aktiviteti publik, autoritetet italiane kanë shpërndarë dje dhe sot mbi 1 milionë maska duke e çuar numrin total në mbi 5 milionë.