2 raste të reja, një në gjendje kritike, arrin në 35 numri i të sëmurëve me koronavirus

Nga Exit News
2 raste të reja, një në gjendje kritike, arrin në 35 numri i të sëmurëve me koronavirus

Dy persona të tjerë janë identifikuar me COVID-19, të shtunën në mëngjes, duke e çuar numrin total në 35 të sëmurë.

Rasti i parë është një i moshuar, i cili është trajtuar për sëmundje të tjera për rreth dy javë në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive Shefqet Ndroqi në Tiranë, i cili është testuar për koronavirus vetëm pasi ka shfaqur simptoma, ditë pas shtrimit.

Ai është transportuar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive të Tiranës në gjendje të rënduar shëndetësore.

Rasti tjetër është një punonjës i të njejtit spital, i cili duket se e ka marrë virusin nga kontaktet me pacientë të sëmurë. Profesioni dhe mosha e punonjësit janë ende të panjohura.

Gjendja e tij është e mirë dhe ai është vetëizoluar.

Këto dy raste nxjerrin në pah një nga problemet më të mëdha të ballafaqimit me sëmundje COVID-19: mospasja e shenjave të qarta, çon shpesh në diagnostikimin me vonesë të të sëmurëve, të cilët mund të vizitohen dhe trajtohen fillimisht për probleme të tjera nga personeli i pambrojtur mjekësor.

Sot, rreth orës 11:00 pritet përditësimi ditori nga Instituti i Shërbimit Publik i rasteve të reja të 24 orëve të fundit, ku pritet që të ketë rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarëve të diagnostikuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>