Qeveria pezullon pa afat koncesionin e Check-Up

Nga Exit News
Qeveria pezullon pa afat koncesionin e Check-Up

Për shkak të situatës së krijuar qeveria ka pezulluar pa afat koncesionin e kontrollit shëndetësor falas të popullsisë për moshën 40 – 65 vjeç, i njohur si check-up. Lajmi u njoftua nga Tv Klan. Exit News nuk mund ta konfirmojë lajmin në mënyrë të pavarur.

Koncesioni i Check Up-it u miratua më 2015, me koston 55 milionë euro për 10 vjet.

Qeveria Rama ka dhënë edhe tre koncesione të tjera në shëndetësi me kosto totale rreth 300 milionë euro. Ato janë shërbimi i hemodializës; sterilizmi i paisjeve kirurgjikale dhe shërbimi i laboratorëve spitalor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>