17 mjekë dhe infermierë të spitalit të Fierit po testohen për koronavirus. Ata kanë pasur kontakt me një 61 vjeçare të infektuar, e cila kishte fshehur udhëtimin e saj në Itali.
Spitali i Fierit lajmëroi se të gjithë personat që paraqiten në Urgjencë, Pediatri se Martenitet duhet të kenë kartë identiteti, të tregojnë itenerarin e udhëtimeve dhe kontaktet që kanë pasur.
Kjo masë u mor nga spitali i Fierit për të menaxhuar pacientët.