Dy persona, babë e bijë, të sëmurë me COVID-19, të cilët ishin në karantinë në banesën e tyre, në Fier, janë transportuar me urgjencë në Tiranë, këtë mëngjes, pasi gjendja e tyre është rënduar.
Të dy kanë zhviluar ndërlikime të pneumonisë dhe janë vendosur nën terapi intensive në spitalin infektiv të QSUT-së.
Në karantinë, në banesën në Fier, vazhdon të qendrojë gruaja, e cila është në gjendje të qendrueshme shëndetësore.