Trump publikon planin ’15 ditë për të ngadalësuar përhapjen e virusit’

Nga Exit News
Trump publikon planin ’15 ditë për të ngadalësuar përhapjen e virusit’

Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump prezantoi dje planin me masa dhe këshilla për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

I quajtur ’15 ditë për të ngadalësuar përhapjen’, plani i administratës Trump thotë:

– Dëgjo dhe ndiq këshillat e autoriteteve shtetërore lokale dhe vendore.

– Nëse ndiheni të sëmurë, qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë. Telefononi qendrën mjekësore.

– Nëse fëmijët tuaj janë sëmurë, mbajini ata në shtëpi. Mos i dërgoni në shkollë. Telefononi qendrën mjekësore.

– Nëse dikush në shtëpinë tuaj është testuar dhe ka rezultuar i prekur nga koronavirusi, qëndroni të gjithë në shtëpi. Mos shkoni në punë ose shkollë. Telefononi qendrën mjekësore.

– Nëse jeni i moshuar, qëndroni në shtëpi dhe mbani distancë nga njerëzit e tjerë të familjes.

– Nëse keni sëmundje të tjera apo gjëndje imunitare të dobët, qëndroni në shtëpi dhe mbani distancë nga njerëzit e tjerë të familjes.

Edhe nëse jeni i ri dhe i shëndetshëm, ju rrezikoni të prekeni nga koronavirusi dhe të vini në rrezik jetën e të tjerëve. Është thelbësore që ju të bëni pjesën tuaj në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

– Punoni ose studioni nga shtëpia, nëse është e mundur.

– Nëse punoni në indrustri të cilat Departamenti i Sigurisë i ka kategorizuar si thelbësore si shërbimet mjekësore, farmaceutike apo ushqimore, ju keni përgjegjësi të veçantë për të vazhduar rutinën e zakonshme të punës. Ju duhet të ndiqni të gjitha masat e autoriteteve për tu mbrojtur gjatë punës.

– Shmangni takimet sociale me më shumë se 10 persona.

– Shmangni daljet në bare dhe ristorante – mund të vazhdoni të porosisni në telefon.

– Shmangni udhëtimet, daljet për pazare dhe vizitat sociale.

– Mos shkoni në shtëpitë e të moshuarve ose qendrat që ofrojnë kujdes shëndetësor.

– Kujdesuni për higjenën personale:

  • Lani duart me ujë dhe sapun, veçanërisht pas prekjes së sipërfaqeve të ndryshme.
  • Shmangni prekjet e fytyrës.
  • Teshtini ose kollituni në shami letre ose në pjesën e brendshme të brrylit.
  • Dezinfektoni sipërfaqet dhe mjetet që përdorni më shpesh.

Aktualisht në Amerikë numri i personave të prekur nga koronavirusi është 4661, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve që shkakton koronavirusi është 85.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>