Sanatoriumi kthehet në karantinë për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus

Nga Exit News
Sanatoriumi kthehet në karantinë për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus

Spitali “Shefqet Ndroqi” kthehet në karantinë. Lajmin e dha Silva Bino Drejtore e Institutit Shëndetësor (ISHP).

Fillimisht vetëm një pjesë e spitalit, e ndarë nga pjesa tjetër do të shërbejë për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus. Kapacitet i pjesë së karantinuar është rreth 150 shtretër.

Duke ruajtur njëkohësisht 40 deri në 60 shtretër për të sëmurët e tjerë me sëmundje të mushkrive.

Nëse do të jetë e nevojshme e gjithë spitali do të kthehet karantinë.

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka liruar sot të gjithë të sëmurët e lehtë, që mund të trajtohen në shtëpi. Dhe ka anulluar të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale jo emergjente.

Bino lajmëroi se mjekët e prekur me koronavirus në Sanatorium do të zëvendësohn nga mjekë të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>