Është përmirësuar gjendja e një pacienti të diagnostikuar me koronavirus, i cili, pas trajtimit disa ditor në spitalin infektiv të QSUT-së, ka rezultuar pa prani të virusit në trup, në një test të bërë sot.
Nëse do të dalë i pastër në një test të dytë që do të bëhet brenda 48 orësh, ai do të konsideroeht plotësisht i shëruar, duke u bërë kështu i shëruari i parë në Shqipëri.
Këtë informcion e kanë bërë publik Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Manastirlliu në dy postime të veanta në rrjetet sociale mbrëmjen e të martës.
Ata u shprehen se i sëmuri është personi i parë i inefktuar nga i ashtuqajturi “pacineti zero”, 26 vjecari që hyri në Shqipëri më 26 shkurt dhe infektoi të jatin e tij dhe disa persona të tjerë. Nga ky informacion nënkuptohet se pacienti që po shërohet mund të jetë i jati i tij.
Aktualisht në Shqipëri janë 55 të sëmorë me Covid-19 nga të cilët 22 po trajtohen në sptialin infektiv në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër të izoluar në banesat e tyre.