Amazon pezullon dërgesat për shkak të koronavirusit

Nga Exit News
Amazon pezullon dërgesat për shkak të koronavirusit

Amazon ka pezulluar përkohësisht dërgesën e të gjitha produkteve, të cilat nuk janë pajisje mjekësore ose produkte të domosdoshme.

Pezullim i përkohshëm do të zgjasë deri më 5 prill. Amazon i dha përparësi produkteve që lidhen me luftimin e pandemisë së koronavirusit, të cilat do të vazhdojnë të dërgohen në të gjithë botën.

Amazon deklaroi se produktet që janë dërguar tashmë do të shkojnë në destinacion. Por asnjë produkt i ri nuk do të pranohet ose dërgohet për tre javët e ardhshme.

Përdoruesit e Amazon do të  njoftohen, kur Amazon të rifillojë aktivitetin e saj.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>