Presidenti i Rajonit të Lombardisë Fontana i bëri thirrje të gjithë banorëve të rajonit të qendrojnë në shtëpi ose ndryshe masat do të ashpërsohen.
“Fatkeqësisht numrat e të infektuarve nuk po ulen, vazhdojnë të jenë të larta. Për pak nuk do të jemi më në gjenjde ti japin përgjigje atyre që infektohen. Po e them me mirësjellje, por shpejt do të ndryshojë ton, sepse duhet ta kuptoni që duhet të qendroni në shtëpi. Çdo dalje nga shtëpia është rrezik për ju dhe për të tjerët”, tha Fontana.
Ky reagim erdhi pasi kompanitë telefonike të cilat kanë të drejtën gjatë kësaj periudhe të monitorjnë lëvizjen e çdo individi, nxorrën se 40 përqind e banorëve ishin larguar më shumë se 300 metra.
Lombardia është rajoni më i prekur me 319 të vdekur gjatë 24 orëve të fudnit dhe 1959 të vdekur në total.