Mbretëria e Bashkuar nxjerr ushtrinë në rrugë për të luftuar koronavirusin

Nga Exit News
Mbretëria e Bashkuar nxjerr ushtrinë në rrugë për të luftuar koronavirusin

20 mijë trupa ushtarake do të dalin në rrugët dhe spitalet e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Si pjesë e kësaj mbështetje që ushtria do i japë stafit mjekësor, mijëra trupa do të mobilizohen ose do të kthehen nga vendet ku janë me mision dhe do të vendosen në gatishmëri të lartë për të lëvizur si pjesë e një Forcë të re të Mbështetjes kundër Covid.

Të gjithë ata që do të vijnë nga programet në vendet e huaja, fillimisht do të qëndrojnë në karantinë, siç e parashikojnë protokollet.

Ditët e fundit, me rritjen e personave të prekur në gjithë Europën, dhe në MB ekziston frika se përhapja e virusit do të përshkallëzohet dhe stafi mjekësor do të ketë nevojë për mbështetje ushtarake për të siguruar nevojat themelore.

150 trupa do të nisin urgjentisht trajnimin në Shërbimin Kombëtar anglez të Shëndetit për të menaxhuar bombulat me oksigjen në rast të nevojave urgjente.

Duke njoftuar masat mbrëmë, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se ‘fleksibiliteti dhe përkushtimi unik i shërbimeve do të thotë që ne jemi në gjendje të ofrojmë ndihmë në gjithë shoqërinë në këtë kohë të vështirë.’

Ndërsa Charlie Stickland, Ndihmës Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, shtoi se ‘vendosja e më shumë personeli në gjendje më të lartë gatishmërie dhe mbajtja e Rezervave tona në gatishmëri na jep një fleksibilitet më të madh për të mbështetur shërbimet publike kur ata të kërkojnë ndihmën tonë.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>