Rifillon puna në Pekin, bashkia jep udhëzimet për rifillimin e furnizimeve

Nga Exit News
Rifillon puna në Pekin, bashkia jep udhëzimet për rifillimin e furnizimeve

Duket se në Kinë, qytetarët po i rikthehen normalitetit pas rreth 2 muajsh pezullim të të gjithë aktiviteteve dhe izolimin e plotë të qytetarëve për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Në Pekin, kryeqytetin e vendit, bashkia ka dhënë udhëzimet e para për rifillimin e punës së sektorët kryesore si ushqimi, transporti publik, pajisjet mjekësore dhe strehim.

Gjatë karantinimit të plotë të gjithë qytetit, shpërndarësit e ushqimeve nuk lejoheshin të hynin në blloqet e pallateve, por tani rreth 100 kompani ushqimore dhe 2700 restorante janë organizuar dhe lejuar nga bashkia për të hyrë brenda tyre.

Po ashtu bashkia ka orgazinuar më shumë se 1 mijë automjete mallrash që mund të ofrojnë shërbime transporti për kompanitë e ndryshme.

Për punëtorët që vijnë nga jashtë Pekinit, bashkia do të ofrojë dhoma hoteli karantine me çmime të ulta.

Edhe qytetet e tjera kryesore të Kinës, si Shangai e Guangzhou, bashkitë kanë ulur ndjeshëm numrin e bizneseve që duhet të rrinë të mbyllur, duke lejuar bizneset e tjera të rikthehen në punë.

Ambiente të tilla si stadium, sallone bukurie apo baret mund të hapen dhe pa marrë konfirmim nga bashkia.

Në shumë qytete, bashkitë po aplikojnë aplikacione të reja për të dhënat shëndetësore të banorëve si përshembull aplikacione që njohin fytyrat dhe masin temperaturën në metro, autobuzë e aeroporte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>