Gjatë shpërthimit të krizës së koronavirusit, numri i divorceve në Kinë është rritur shumë.
Që prej 24 shkurtit, në qytetin e Dazhou në krahinën e Sichuan ka tre mijë kërkesa për divorcë. Sipas autoriteteve numri i kërkesave për divorc është rritur shumë që prej krizës së koronavirusit kur qytetarët u detyruan të qendrojnë në shtëpi.
Zyrtarët besojnë se divorcet mund të jenë si pasojë e qendrimit të detyruar për një kohë të gjatë, brenda në shtëpi,pa kontakt social, vetem me njëri-tjetrit.
Lu Shijun, drejtor i regjistrit të martesave në qytetin e Dazhou tha se:
“Norma e divorceve në rajon është rritur në krahasim me më parë. Të rinjtë janë të detyruar të kalojnë shumë kohë në shtëpi. Ata kanë prirjen të zihen për një gjë të vogël dhe më pas të shkojnë direkt të kërkojnë divorc”.
Gjithashtu pritet një rritjen e rasteve të dhunës në familje si pasojë e detyrimit për të qendruar në shtëpi.
Drejtori i organizatës amerikane kundër dhunës në familje LifeWire, Rachel Krinsky i tha gazetës Vice se “ne presim të rriten tensionet dhe dhuna në familje, duke e bërë më vullnerabël viktimin dhe fëmijët që jetojnë në shtëpi.”
Norma dhe ashpërsia e abuzimeve priten të rriten në ato raste ku ka pasur më parë dhunë në familje, ose që jetojnë me një partner të dhunshëm, dhe janë të detyruar të qendrojnë në shtëpi, pa qënë e mundur të largohen as për të shkuar në punë.
Po t’i shtojmë kësaj edhe stresin e shqetësimit për humbjen e të ardhurave dhe punës, situata e tensionuar mund të degjenerojë në dhunë.
Por nuk ka vetëm lajme të këqija — disa parashikojnë edhe rritjen e numrit të lindjeve gjatë muajit dhjetor. Çiftet e detyruara të qendrojnë në shtëpi, dhe me shumë kohë bosh, mund të mos e zbatojnë distancimin social, dhe të shkaktojnë një bom në numrin e lindjeve në 9 mujorin e ardhshëm.
Bomi në lindje ndodh zakonisht gjatë ndryshimeve të motit, pas përfundimit të ushtrisë, fatkeqësive natyrore dhe shoqërore.