Gjykata e Apelit liroi të gjithë të arrestuarit për lojrat e fatit. Ajo vendosi masa sigurie detyrim paraqitje për ata që ishin në arrest shtëpie dhe arrest shtëpie për ata që ishin në arrest me burg.
Këto vendime u dhanë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Dje, prokurori i përgjithshëm Olsian Çela i kërkoi prokurorëve prokurorët të shmangin, aty ku munden, arrest me burg, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Pak ditë më parë, Ministrja Gjonaj kërkoi që të gjithë personat të cilët kanë sëmundje kronike dhe vuajnë dënimin në një nga burgjet e Shqipërisë, të marrin dënime alternative.