Të gjithë qytetarët do te përfitojnë 50 për qind me shumë internet në telefon, se sa paketa që ata janë të abonuar, nga nesër deri në fund të prillit. Ofertat e reja të internetit i bëri publike Kryeministri Rama në Fcaebook.
Ofertat e tjera të kompanive të internetit, të cilat hynë në fuqi nesër e deri në fund të prillit janë:
Të gjitha kompanitë e internetit, për abonentët e telefonisë fikse do të ofrojnë paketa abonimi për platformat edukative 60 përqind më lirë se çmimet e zakonshme.
Të gjitha kompanitë e internetit do të ofrojnë paketa falas për stacionin edukativ të RTSH-së.
Kompania Abcom do të zgjasë ofertat tre mujore të internetit dhe të televizionit, deri në fund të prillit. Stacionet e fëmijëve do të jenë falas.
Kompania Albetelekom ofron falas çdo paketa të re abonimi deri në fund të prillit. Çdo kontratë e re e internetit do të ketë të përfshirë oferta e mësipërme.