Shërohet plotësisht pacienti zero në Shqipëri

Nga Exit News
Shërohet plotësisht pacienti zero në Shqipëri

Pacienti zero u shërua. Ai ka dalë negativ pas testit që ju bë pas trajtimin në spitalin e Infektivit. Lajmin e dha  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në facebook.

Zonja Manastriliu njoftoi se pacienti zero, djali 28 vjeçar, dhe babai i tij do të lënë së shpejt spitalin. Ministrja falenderoi ekipin e mjekëve të Inektivit për punën e tyre.

Pas daljes nga spitali ata do të duhet të qendrojnë 14 ditë në shtëpi të izoluar.

Deri më tani në vendin tonë ka 76 persona të infektuar, 2 të vdekur, 3 të shëruar, 37 të shtruar, dhe 4 prej të cilëve në reanimacion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>