Revista e famshme për të rritur Playboy nuk do të printohet më, por do të vazhdojë të publikohet vetëm online, pjesërisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, pas 67 vitesh në treg.
Drejtori i Përgjithshëm i Playboy, Ben Kohn, tha se vendimi për të ndaluar shtypjen e revistës ishte në diskutim prej disa kohësh, por ishte përshpejtuar nga shpërthimi global i koronavirusit.
Revista Playboy u lançua në vitin 1953 nga Hugh Hefner, i cili vdiq në 2017.
Revista arriti kulmin e saj në vitin 1972, kur botimi i saj i muajit nëntor shiti më shumë se 7.1 milion kopje në gjithë botën.