Kancelarja gjermane Merkel nuk është prekur nga koronavirusi

Nga Exit News
Kancelarja gjermane Merkel nuk është prekur nga koronavirusi

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është prekur nga koronavirusi.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert, i cili u shpreh se testimi i dytë i Merkelit doli negativ.

Merkel u vu në karantinë të dielën, pasi një mjek i cili e kishte vizituar të premten rezultoi i infektuar.

Pavarësisht dy testimeve negative, Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe do të kryejë teste të tjera në vazhdimësi.

Aktualisht numri i personave të infektuar në Gjermani është 37323 persona dhe po vazhdon të rritet me shpejtësi. 206 pacientë kanë humbur jetën.

Gjermania ndali në fundjavë grumbullimet e 2 ose më shumë personave në rrugë, kjo si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>