Dy persona të rinj me koronavirus janë zbuluar në Pukë orët e fundit, duke e çuar numrin total të të infektuarve në Pukë në tre.
Ato janë familjarë, bashkëshortja dhe vajza, e një pacienti të zbuluar më parë me koronavirus.
Kryefamiljari u zbulua se ishte infektuar disa ditë pas shtruar në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës, pasi po trajtohej për probleme me mushkëritë.
Pas marrjes së konfirmimit se pacienti është prekur nga Covid-19, ai është sjellë në spitalin Infektiv në Tiranë, ku dhe po trajtohet.
Tre mjekë dhe dy infermierë të spitalit të Shkodrës, të cilët i kanë shërbyer pacientit, po presin të vetëizoluar rezultatet e testimit.
Aktualisht numri i personave të infektuar në Shqipëri është 174, ku 7 persona kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.