Një tjetër person me Covid-19 është zbuluar në qarkun e Shkodrës, duke e çuar numrin total të të infektuarve në këtë qark në 6.
36-vjeçari është banor në Vaun e Dejës, i cili ka qenë në Itali dhe është kthyer në Shqipëri para 12 ditësh.
Të enjten ai ka shkuar në spitalin e Shkodrës pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
Pas rezultatit pozitiv të testit për Covid-19, ai është nisur për spitalin infektiv në Tiranë.
Ndërkohë ISHP po punon për gjurmimin e kontakteve të pacientit.
Në qarkun e Shkodrës të infektuarit janë 3 nga Puka, një nga Vau i Dejës, një shkodrane që jeton në Tiranë dhe një oficer i policisë gjyqesore në Shkodër.