Katër vende, katër strategji të ndryshme për të luftuar koronavirusin

Nga Exit News
Katër vende, katër strategji të ndryshme për të luftuar koronavirusin

Jo çdo vend është prekur nga koronavirusi më të njëjtën mënyrë. Disa vende nuk janë izoluar dhe megjithatë nuk kanë numra te lartë të infektuarisht. Disa vende të tjera kanë përdorur monitorimin strikt dhe gjurmimin e personave të infektuar dhe kanë arritur të ndalojnë përhapje.

Me poshtë po sjellin katër mënyrat shumë të ndryshme që kanë përdorur katër vende në botë:

Japoni — mbetet një nga vendet kryesore ndërkombëtare të puzzlit. Ajo nuk vendosi masa të ashpra ndaluese  si Italia dhe Spanja,nuk testoi në masë si Korea e Jugut, dhe numrat e vdekjeve ishin të pakrahasueshme me Italinë dhe Spanjën. Hokaido, deri më tani qyteti më i prekur i Japonisë, me 154 raste, tani e ka hequr gjendjen e emergjencës. Disa zyrtarë ende mendojnë se Tokio mund të preket nga një shpërthim i dytë i virusit, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur.

Suedi — ka reaguar shumë më ndryshe nga vendet e tjera të prekura, madje edhe nga vendet fqinje si Norvegjia dhe Danimarka, të cilat kanë vendosur masa ndaluese të forta që kur koronavirusi u identifikua për herë të parë në Evropë. Suedia ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 50 veta dhe ka mbyllur vetëm shkollat e mesme dhe kolegjet, ndërsa fëmijët e tjerë shkojnë në shkollë normalisht. Baret, restorantet dhe kufijtë janë të hapur.

Gjermani — është përjashtim nga çdo vend tjetër i prekur nga koronavirusi: sepse ka një shkalle shumë te ulët mortaliteti, 200 vdekje në 37 mijë të infektuar, me një normë prej 0,6 për qind, në dallim nga Spanja me normë 7,8 për qind dhe Italia me normë 10,1 për qind. Ekspertët e shëndetit analizojnë se në Gjermani janë testuar shumë persona, përfshirë të rinjtë dhe personat e shëndetshëm, të cilët nuk kanë gjasa të vdesin nga koronavirusi.

Korea e Jugutveproi me një shpejtësi për tu pasur zili në fillim te janarit, në testimin dhe gjurmimin e kontakteve të të infektuarve. Vendi më parë është prekur nga SARS dhe MERS, viruse të së njëjtës familje me koronavirusin, dhe ata kanë një ide të qartë se si të përballen me viruset.

Gjurmimi i kontakteve të personave të infektuar ishte gati në perfeksion. U kryen më shumë se 338 mijë teste, nga te cilat janë identifikuar tetë mijë persona të infektuar, nga të cilët vetëm 111 persona kanë vdekur, me një normë vdekshmërie prej 1.25 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>