Sikur koronavirusi të kishte goditur më 1995—si do ishte jeta jonë në izolim?

Sikur koronavirusi të kishte goditur më 1995—si do ishte jeta jonë në izolim?

Imagjinoni sikur korona të kishte shpërthyer 25 vjet më parë.

Si do të ishte jeta jonë nën masat kundër Korona-95?

Nuk ekzistojnë ende celularët. Të gjithë do të ishim në shtëpi dhe e vetmja mundësi për kontakt me botën jashtë do të ishte telefoni i shtëpisë, televizori, radio, dhe në më të mirën e rasteve ndonjë reviste ku je i abonuar.

Interneti do edhe dy vjet (1998) të fillojë të përdoret masivisht nga njerëzit. Ai është në hapat e para të zhvillimit – vetëm ndonjë ekspert teknologjie mund të dijë që ekziston.

Por edhe nëse ti je një nga ekspertët që e njohin internetin nuk ke asgjë çfarë të bësh në rrjet. Google ende nuk ekziston – ai u krijua në vitin 2001, kurse Yahoo! është në ditët e para.

Shumë faqe në rrjet, që janë thuajse statike, me pak fare informacion, janë në ndërtim e sipër dhe nuk janë funksionale. Por edhe nëse ndonjëra është funksionale, interneti është aq i ngadaltë sa do të mund të duhen minuta të tëra që të hapet.

Ndërsa përpjekjet për të krijuar një media sociale sapo kanë filluar, por media e parë sociale, 6 Degrees, do të vijë dy vjet më vonë, më 1997.

Me pak fjalë, teknologja ende nuk ofron asgjë për të kaluar kohën, për të mbajtur kontakt me miqtë apo për të punuar.

Whatsapp, Viber, Signal apo Messenger as nuk mendohen fare. Dhomat për të folur (Chat Room) do të vinë edhe ato dy vjet më vonë, në vitin 1997.

Amazon sapo është krijuar si një faqe që shet vetëm libra online, por pak kush ka dëgjaur për të ende dhe do të duhet të paktën një apo dy vjet të tjera që ajo të bëhet vërtet një shërbim për të gjithë.

Dyqanet ushqimore nuk kanë shërbim dërgese. Ato të sjellin një katalog, ku mund të zgjedhësh produktet dhe të bësh porosinë përmes telefonit. Por edhe kjo nuk ishte e zakonshme. Vetëm në qendrat e mëdha të zhvilluara ekzistojnë disa restorante që ofrojnë shërbimin me dërgesa në shtëpi.

Korona-95 do të kishte qënë një përvojë ekstremisht e izoluar.

Ndikimi në ekonomi do të kishte qënë disa herë më i rëndë. Me teknologjinë e vitit 1995, vetëm disa njerëz mund të punonin nga shtëpia, dhe për këtë do t’u duhej që të bëheshin gati javë të tëra dhe mund të mos arrinin në kohë.

Kompjuterat përdoren vetëm nëpër zyra, shumë pak njerëz mund të kenë kompjuterë në shtëpi.

Por edhe nëse do të kishe një kompjuter në shtëpi, transferimi i dokumentave do të ishte një operacion shumë i madh. Të gjitha dokumentat duhet t’i ngarkoje nëpër disketa (floppy disk) apo disqe (CD), do të duheshin në rastin më të mirë dhjetra të tillë. Do të fotokopjoje me qindra faqe.

Dhe, tragjedia e vërtet, do të ishte kur të zbuloje se kishe harruar ndonjë dokument në zyrë ose ndonjë dokument që nuk të hapet.

Pastaj, komunikimi me kolegët e zyrës do të të ishte një nga shpenzimet më të mëdha. Do të flisje me orë të tëra për të sqaruar materialet, dhe fatura e telefonit do të kishte qënë shumë, shumë e lartë.

Nuk do të mund të transferoje dokuementa elektronikisht dhe do të shpenzoje orë të tëra duke sqaruar dokumentat. Gjëra që tani zgjidhen me një e-mail.

Ndërsa për argëtimin në shtëpi, platformat online nuk ekzistojnë, ato u kijuan një dekadë më vonë.

Për të gjithë Korona-95 do të kishte qënë e mërzitshme deri në vdekje.


Artikulli është përshtatur nga një artikull i Axio.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>