Një 82-vjeçare nga Tirana, e diagnostikuar me Covid-19, vdiq mbrëmjen e së hënës në Spitalin Infektiv të QSUT-së.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se e moshuara me inicialet L.M trajtohej prej 5 ditësh në spital.
Prej fundjavës gjendja e saj ishte rënduar duke pësuar ndërlikime fatale për shëndetin.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ajo vuante nga disa sëmundje: astma bronkiale, hipertension, sëmundje reumatismale.
E moshuara është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.
Të hënën Ministria e Shëndetësisë njoftoi 11 të diagnostikuar me Covid-19 duke e çuar totalin në 223 raste – 44 prej të cilëve janë shëruar dhe 12 kanë vdekur.