Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT Andi Koraqi është infektuar me koronavirus.
Ai është pjesë e task-forcës kundër koronavirusit pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ku dhe dy drejtues të tjerë të institucioneve shëndetësore janë prekur: Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.
Nuk dihet ende se si e ka marrë virusin Andi Koraqi dhe nëse ka pasur kontakte me stafin ditët e fundit.