20 persona të infektuar me koronavirus u zbuluan në 24 orët e fundit, duke shënuar rritje në krahasim me ditët e fundit.
12 prej tyre janë zbuluar në Durrës, duke e bërë qytetin të dytin pas Tiranës me numrin më të lartë të të infektuarve: 26.
8 të infektuarit e tjerë të rinj u zbuluan:
– 5 në Tiranë,
– 1 në Korçë,
– 1 në Shkodër,
– 1 në Mirditë.
Nuk dihet ende se si janë infektuar 12 personat e rinj në Durrës, por në disa media është raportuar se një çift të moshuarish janë infektuar nga djali i tyre që punon në një call-center. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë informacione për të infektuarit e rinj.
Në raportimin e sotëm, Mira Rakacolli u shpreh se nuk ka vatër të re infeksioni dhe se të infektuarit e rinj janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.
Në Korçë, i infektuari i ri është djali i një çifti të prekur më parë nga Covid-19.
Në Lezhë, e infektuara e re është bashkëshortja e një personi të infektuar më parë.