Duket se autoritete kineze po manipulojnë shifrat e të infektuarve të rinj me koronavirus duke mos raportuar rastet asiptomatike.
Sipas Financial Times, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë nxorri një udhëzim për mënyrën si duhet të raportohen dhe publikohen rastet e reja, duke përcaktuar se rastet asimptomatike (ato që janë të infektuar por nuk kanë asnjë simptomë të sëmundjes) nuk duhet të llogariten në numrin e personave të konfirmuar.
Qeveria kineze e ka pohuar se rastet e identifikuara asimptomatike nuk janë problem, pasi ato mbahen në karantinë për 14 ditë dhe vëzhgohen për të parë nëse ato do të shfaqin probleme.
Hubei, krahina ku filloi shpërthimi, raportoi vetëm një rast të ri në ditë për më shumë se një javë, duke i dhënë kështu mundësinë qeverisë kineze të deklarojë fundin e periudhës së krizës.
Zyrtarët dhe ekipet e kontrollit të sëmundjes janë larguar nga zona, dhe kufizimet e lëvizjes janë pakësuar.
Mjekët vendas dhe specialistë të sëmundjeve tregojnë se situata në kryeqytetin e Hubeit, Vuhan, mund të jetë më serioze se sa tregojnë shifrat zyrtare. Ata pohojnë se çdo deklaratë nga Pekini për fitoren kundër pandemisë do të ishte e parakohshme.
Dy infermierë në Vuhan deklaruan se ende ka raste të reja por mbahen të fshehta nga autoritetet kineze.
Shumë ekspertë pohojnë se mospërfshirja e rasteve asimptomatikë tek numri zyrtar do të ndikojë në përhapjen e shpejtë të pandemisë nga personat pa simptoma e tjerë duke shtuar numrin e të infektuarve.
________
Artikulli është përmbledhje e një artikulli të botuar në Financial Times.