Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian i ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së të mos e përdorin koronavirusin si justfikim për të zbatuar “masa të emergjencës” që minojnë demokracinë. Von der Leyen shkroi në twitter se:
“Është e rëndësisë parësore që masat e emergjencës të mos merren në kurriz të principeve dhe vlerave thelbësore. Nuk mund të kemi demokraci pa media të lirë dhe të pavarur. Respektoni lirinë e shprehjes dhe qartësia ligjore është thelbësore në këto kohë të pasigurta”.
Ajo shtoi se Komisioni Evropian do të monitorojë nga afër zbatimin e masave të emergjencës nga vendet evropian:
“Komisioni Evropian do të monitorojë, në frymë të bashkëpunimit, zbatimin e masave të emergjencës në të gjitha vendet anëtare. Ne duhet të punojmë bashke për të përballuar krizë. Në këtë rrugë, ne duhet të respektojmë vlerat evropian dhe të drejtat e njeriut. Kjo është ajo çfarë ne jemi dhe kjo është ajo çfarë ne besojmë”.
Presidentja e KE-së nuk përmendi në mënyrë direkte Hungarinë, por të besojnë se deklarata e saj është një reagim ndaj ligjit të fundit të miratuar nga Kuvendi i Hungarisë që i dha Kryeministrit Orban pushtetit të qeverisë vetëm me vendim.
Ligji i jep Orban pushtet absolut përmes të ashtuquajturave “masa të emergjencës”, të dënojë gazetarët, median, fjalën e lirë dhe këdo që shkle karantinë. Ky ligj është paaftë.
Përkeqësimi i demokracisë në Hungari ka dhjetë vjet që ndodh. Orban dh epartia e tij e qendrës së djathtë, Fidesz prej kohësh, në mënyrë sistematike kanë çmontuar kontrollin dhe balancën institucionale, ndarjen e pushteteve, zbatimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias,
Përmes një sërë manovrash, Orban, me ligjin e ri ka marër një pushtet të pakufijshëm.