Një 52-vjeçare nga Elbasani me 2 vajzat e saj janë prekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e të prekurve në qytet në 8.
Gruaja është sjellë mëngjesin e sotëm me ugjencë në spitalin Infektiv pasi vuan nga diabeti. Dy vajzat po qëndrojnë në karantinë në shtëpinë e tyre.
Nuk dihet ende se si mund të jenë prekur nëna dhe dy vajzat. Deri tani kryefamiljari nuk është prekur.
Sipas ABCNews, gruaja punonte në një bankë në Elbasan ku punojnë dhe 23 persona të tjerë dhe kontaktet e fundit me bankën ajo i ka pasur më 25 mars.