Një milionë njerëz në Evropë kanë humbur punën gjatë dy javëve të fundit si pasojë e koronavirusit dhe masave të marra nga qeveritë për të parandaluar përhapjen e saj.
Të dhënat u bënë publike nga Konfederata Evropiane e Bashkimit të Tregtisë (ETUC).
Shifrat dolën pas raportimeve të dhomave të tregtisë të vendeve të BE-së. Në këto të dhëna përfshihen vetëm punonjësit me kontrata pune që kanë aplikuar më pas për pëagesën e papunësisë.
“Numri i kompanive që po zhduken nga tregu është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Luca Vinsentini, Sekretari i Përgjithshëm i ETCU.
“Mijëra e mijëra kompani të vogla edhe të mesme që janë mbyllur nuk do të jenë më në gjendje të kthehen në treg sepse ato po falimentojnë. Dhe nga ana tjetër ne po shohim të paktën një milionë punonjës kanë humbur vendin e punës në të gjtiha vendet e Evropës për shkak të orëve të reduktuara të punës”
Organizata Ndërkombëtare e Punës ka parashikuar se rreth 25 milionë punonjës do të humbasin punën, në botë:
“Në skenarin më të mirë në botë pas koronavirusit do të mbeten të papunë 5, 3 milionë njerëz, në skenarin më ët keq do të mbeten të papunë 24, 5 milionë njerëz”.