Transferohen në Sanatorium dy pacientë me Covid-19, patën komplikacione me mushkëritë

Nga Exit News
Transferohen në Sanatorium dy pacientë me Covid-19, patën komplikacione me mushkëritë

Dy pacientë me koronavirus, në gjendje kritike për jetën, janë transferuar të enjten nga spitali Infektiv në spitalin e Sanatoriumit, spitali i dytë në vend që do të trajtojë të prekurit me Covid-19.

Dy pacientët, mbi 60 vjeç, kanë shfaqur pneumoni bilaterale ndaj janë transferuar në Sanatorium, spital i specializuar për sëmundjet e mushkërive.

Aktualisht në Sanatorium janë të shtruar 3 pacientë me Covid-19, ndërsa në Spitalin Imfektiv janë shtruar 79 pacientë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>