Si do të bëhet shtyrja e qirave për bizneset e vogla dhe studentët?

Nga Exit News
Si do të bëhet shtyrja e qirave për bizneset e vogla dhe studentët?

Familjarët që kanë humbur punën nga koronavirusi, bizneset e vogla dhe studentët të cilët kanë kontratë me qiradhënësit, i lind e drejta që të mos paguajnë qira në prill dhe maj.

Sipas Aktit Normativ të publikuar sot, detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi në mënyrë proporcionale dhe të dakortësuar me qiradhënësit pas muajit maj 2020.

Për ato kontrata që përfundojnë deri në 31 maj, qiraja do të paguhet jo më vonë se 3 muaj pas majit.

Qiramarrësit që plotësojnë këto kushte dhe që hasin në vështirësi me qiradhënësin për zbatimin e kësaj mase, mund t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për ankesë.

Qiradhënësit që nuk e zbatojnë masën do të dënohen me gjobë sa pesëfishi i qirasë mujore që përfitojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>