Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe koordinatori i OKB në Shqipëri Brian William nënshkruan sot marrëveshjen që lejon lëvrimin e mënjeherëshem të 50 milionë eurove që BE i dha Shqipërisë për të luftuar koronavirusin dhe efektet e saj në ekonomi.
Në një video- konferencë të përbashkët bashkë me minsitren e Shëndetësisë Manastirliu, Soreca dhe Ëilliam përshëndetën vendimet e qeverisë për masat e marra deri tani dhe inkurajuan qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë masat.
Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me €50 milionë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi, të ndarë në:
- €4 milionë euro do të jepen për mbështetje të menjëhershme me pajisje shëndetësore;
- €11 milionë për mbrojtjen sociale;
- deri në €35 milionë për riaftësimin ekonomik.