Dy policë të komisariatit Nr. 5 dhe gjashtë inspektorë të INUV u arrestuan nga Policia.
Ata akuzohen për lejimin e 80 ndërtimeve pa leje në zonën e Kamzës, Paskuqanit, Bërxullës dhe Zall Herrit.
Ndërtimet e paligjshme, të lejuara nga inspektorët, ndodheshin pranë ambjenteve familjare dhe të biznesit.