Meta apel për qeverinë e qytetarët: Masat t’i përgjigjen urgjencës e të zbatohen

Nga Exit News
Meta apel për qeverinë e qytetarët: Masat t’i përgjigjen urgjencës e të zbatohen

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë dhe zbatojnë masat dhe kufizimet e qeverisë, si e vetmja mënyra për të ndalur përhapjen e Covid-19.

“Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne,” shkruan Zoti Meta në Facebook.

Presidenti i kujtoi dhe qeverisë që të vlerësojë masat e marra, të sigurohet që ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të kësaj situate të vështirë.

Sot kryeministri Rama njoftoi një masë të re: ushtria dhe policia bashkiake do të angazhohet për të ruajtur distancën mes qytetarëve në tregje.

Këto masa u lajmëruan pasi në shumë media u raportua se të shtunën ka pasur një dyndje të qytetarëve që nuk zbatonin asnjë masë sigurie në tregje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>