Presidenti Ilir Meta ka kujtuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, 11 vjet më parë.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar”, shkroi Presidenti.
Presidenti falenderoi në mënyrë të vecantë ish-Presidentin amerikan George W. Bush “i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor”.
Presidenti i shprehu mirënjohje “për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues”.