Kush dhe si mund të shtyjë këstet e kredisë, Banka e Shqipërisë sqaron

Nga Exit News
Kush dhe si mund të shtyjë këstet e kredisë, Banka e Shqipërisë sqaron

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë udhëzimin se si do të bëhet shtyrja e kësteve të kredisë për bizneset dhe individët si pasojë e covid-19.

Ky udhëzim pason vendimin e marrë nga guvernatori Sejko dhe kryeministri Rama vendosur shtryrjen e kësteve të kredisë gjatë gjendjes së pandemisë, të hyrë në fuqi më 13 mars.

Sipas këtij vendimi, i cili nuk ka fuqi detyruese, por bankat kanë vendosur ta zbatojnë në mënyrë vullnetare në shenjë solidariteti:

Bizneset ose individët mund të shtyjnë deri në tre muaj këstin e kredisë. Këstet që mund të shtyhen janë ato të muajve mars, prill, maj. Kërkesat për shtyrje pagese kësti kanë afët deri më 31 maj.

Për shtyrjen e kësteve të kredisë mund të aplikojë çdo biznes ose individ i punësuar në shtet ose në privat që vërteton me dokumenta vonesa në marrjen e pagës, reduktim të masës së pagës, një kombinim i të dyjave, papunësi e përkohshme, si dhe zgjidhja e kontratës së punësimit, apo çdo kriter tjetër që subjektet e vlerësojnë të arsyeshme.

Shtyrja e kredive për bizneset do të varet nga paraqitja e dokumentave të lartpërmendur dhe nga analiza e bankës për gjendjen financiare dhe llojin e biznesit, bazuar në dokumentat që ajo ka.

Këstet e kredive nuk do të falen. Ato do të paguhen sipas afateve të reja të vendosura mes kredidhënësit dhe kredimarrësit.

Këstet e shtyra nuk do të paguhen me kamatvonesë. Banka do të ristrukturojë këstin pa llogaritur kamatvonesën.

Të gjitha kreditë e shtyra si pasojë e Covid-19 do të kenë një kod të veçantë për të monitoruar ecurinë e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>