‘Nuk është e lehtë t’i kthehesh normalitetit pas izolimit’—dëshmia e një banori të Vuhanit

Dëshmia e mëposhtme është shkruar nga Wong Yu, një mësues 26 vjeçar në Vuhan.

Nga Exit News
‘Nuk është e lehtë t’i kthehesh normalitetit pas izolimit’—dëshmia e një banori të Vuhanit

Jeta në Vuhan, në epiqendrën e pandemisë, po kthehet ngadalë në normalitet. Që prej 23 janarit, ne u mbyllëm në shtëpi, bizneset dhe fabrikat u mbyllën. E vetmja gjë që hapur ishin dyqanet e ushqimores, farmacitë dhe funeralet. Të gjithë u mbyllën në shtëpi të kapur nga frika dhe nga ankthi.

Ne kemi kaluar disa herë këto lloj epidemish, dhe mendonim se ishim të përgatitur, por asgjë nuk mund të krahasohej me koronavirusin.

Shumë njerëz në fillim postonin në rrjete sociale pamje nga jeta e tyre e përditshme, si një mënyrë për tu përballur me situatën. Madje disa herë silleshim sikur e gjitha kjo nuk ekzistonte.

Pavarësisht se të gjitha masat ndaluese po hiqen gradualisht kthimi në një jetë normale është i vështirë. Jetët tona kanë ndryshuar tërësisht. Kthimi në realitet është me shumë pengesa.

Unë për herë të parë kam dalë nga shtëpia më 29 mars. Ishte një ditë e ftohtë e pranvere.

Në derën e hotelit përballë shtëpisë sime për dy muaj ka qënë një ambulancë mjekësore. Unë ende nuk e di nëse ato janë larguar apo jo, por tani në derën e hotelit është ngjitur një poezi.

Në rrugë, shihen vetëm disa persona duke ecur, ose duke vrapuar. Disa metro janë hapur, edhe pse nuk ka shumë trena. Njerëzit po ankohen për kontrollet e sigurisë që duhet t’i nënshtrohen për të hipur në metro, por sidoqoftë t’i shohësh sërish njerëzit aty të ngjall një ndjenjë pozitive familjare.

Çdo ditë, njerëzit përpiqen të dalin nga shtëpitë e tyre. Qyteti gradualisht po i heq masat ndaluese, njerëzit nuk mund të qendronin më shumë mbyllyr.

Njerëzit filluan të postonin foto të lumit që rrjedh në mes të qytetit. Disa të tjerë postuan foto nga zyrat e tyre, nga bari, ose nga restoranti. Ata janë të lumtur dhe e shohin këtë si kthim në jetën nomale.

Por fundi i izolimit nuk sjell vetëm gëzim. Njerëzit u mësuan me jetën në shtëpi. Unë u mësova të jap mësim online, u mësova të dal shumë pak jashtë shtëpisë, dhe u mësova me qëtësinë përreth.

Të dalësh jashtë, të shohësh qytetin t’i rikthehet jetës, të dëgjosh zhurrmë sërisht, të duket e çuditshme.

Nga një anë disa duan të kthehen në jetën normale, nga ana tjetër, është e vështirë të ndryshosh menjëherë dhe t’i kthehesh jetës njësoj si më parë.

Gjatë shpërthimit të pandemisë, gjyshes sime i ra infarkt. Ne shkonim çdo 10 ditë në spital për t’i dërguar ushqim. Kur pandemia kapi pikun, ne shihnim vetëm ambulanca në hyrje të urgjencës, dhe personel mjekësor të veshur me të verdha. Kudo, rreth spitalit   shihnim familje duke qarë.

Ndërsa më 29 mars, spitali ishte qetësi. Kishte vetëm një ambulancë e parkuar mes makinave të tjera. Nuk ka më familje në ankth që presin jashtë urgjencës së spitalit. Jashtë dhomës së spitalit të gjyshes sime, dy ose tre mjekë ecnin me ngadalë, pa asnjë nxitim, në korridoret e spitalit.

Rrugës për në shtëpi, ne nuk pamë shumë njerëz por në ndryshim kishte shumë makina. Dola nga makina dhe eca përgjatë lumit Vuçang. Parku ishte ende i shkretë dhe shkurret kishin mbirë në anë të rrugës. Kishte disa njerëz si puna ime në rrugë të cilët njësoj si unë po injoronin të ftohtin, të vendosur të dilnin jashtë dhe të shihnin përreth.

Unë pashë një burrë të ulur pa lëvizur në tokë, shoku po përpiqej ta ngrinte atë lart. Asnjëri prej tyre nuk po mbante maskë. Skena më kujtoi, fillimin e shpërthimit kur njerëzit rrëzoheshin në rrugë. Njerëzit vetëm i shihnin nga larg, pa ju afruar, të frikësuar.

Nuk e di se nga më buroi guximi, por ju afrova, i dhashë disa maska që po i mbaja në dorë, dhe e pyeta personin e shtrirë në tokë nëse ndihej mirë. Përgjigjia nuk ishte ajo që unë prisja. Personi ishte ndarë nga e dashura. Mesa duket dhimbja e dashurisë e goditi atë më shumë se sa pandemia.

 

Përkthyer nga Exit News nga një artikulli i The Guardian

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>