16 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 377 të infektuar.
61-vjeçari Skënder Kurti, ish-kampion i boksit, vdiq mbrëmjen e së dielës në Spitalin Infektiv duke e çuar në 21 totalin e viktimave në vendin tonë. Ai ishte shtruar në Infektiv prej datës 17 mars dhe vuante nga hipertensioni.
Mes të prekurve të rinj, sërish 6 persona janë në Shkodër, anëtarë të tjerë të dy familjeve nga Kirasi dhe Dobraçi.
Në informimin e përditshëm ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat e Has.
Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona, ndërsa në total janë testuar 2571 raste, dhe janë konfirmuar raste ku:
– 377 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 116 janë shëruar,
– 21 kanë vdekur,
– 66 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive, 1 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar,
– 7 persona janë të shtruar në Sanatorium, 1 prej të cilëve në gjendje të rënduar.
Në total në të dy spitalet janë 73 persona janë të shtruar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.
Përhapja e koronavirusit deri më 6 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 177 persona; 9 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 38 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;
— Në Fier: 26 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 10 persona;
— Në Rrogozhinë: 4 persona;
— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;
— Në Korçë: 16 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 44 person;
— Në Lezhë: 14 person;
— Në Has: 12 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,
— Në Berat: 2 person,
— Në Krujë: 5 persona,
— Në Tropojë: 4 persona,
— Në Pukë: 4 persona,
— Në Mirditë: 3 person.
Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.