Vokshi denoncon: Mjekët e dyshuar me Covid-19 nuk po testohen

Nga Exit News
Vokshi denoncon: Mjekët e dyshuar me Covid-19 nuk po testohen

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi akuzoi qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë se nuk po kujdeset dhe nuk po teston sa duhet personelin mjekësor që po lufton koronavirusin.

Në një postim në Facebook, Zonja Vokshi shkruan se shumë mjekë që kanë simptomat dhe që kanë pasur kontakte me pacientët me Covid-19 nuk po testohen:

“Një mjeke denoncoi publikisht autoritetet shëndetësore se i kishin refuzuar kërkesën për të bërë analizën COVID-19, kur ajo u kishte referuar kolegëve simptomat e virusit.

Para disa ditësh, Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT rezultoi pozitiv me COVID-19.

Prej disa ditësh kolegët e tij të laboratorit ne të cilët ka qenë në kontakt me të, kërkojnë të bëjnë analizën për të mësuar nëse janë prekur ose jo edhe ata. Por autoritetet refuzojnë duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të familjarëve të tyre dhe të dhjetra pacientëve.”

Albana Vokshi i bëri thirrje qeverisë të bëjë menjëherë testimin e mjekëve, pasi mos testimi i tyre vë në rrezik jetën e tyre dhe të shumë qytetarëve të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>