Partia Demokratike i kërkon qeverisë të kryejë testime masive të popullsisë. “Çdo ditë që kalon pa testime masive është një ditë që ndihmon përhapjen e virusit”, thotë opozita në njoftimin për shtyp.
Opozita akuzoi Kryeministri Rama se nuk po informon qytetarët për numrin e të prekurve dhe nuk po rrit numrin e testimeve sepse:
“Nuk u përgatit për të marrë teste, që kur ne e paralajmëruar gati dy muaj më parë, dhe numri i ulët i testimeve është strategji e saj për të fshehur gjendjen reale të përhapjes së virusit”.
PD kërkoi të gjurmohen të gjithë kontaktet te personave të infektuar me Covid-19, përfshirë edhe mjekët e familjes.