Përditësim 7 prill: Boris Johson ende në terapi intensive, Franca rekord të ri viktimash

Nga Exit News
Përditësim 7 prill: Boris Johson ende në terapi intensive, Franca rekord të ri viktimash

Kina nuk ka raportuar asnjë vdekje të re nga Covid-19 në 24 orët e fundit, për herë të parë që nga janari, duke dhënë shpresë për vendet e tjera që ende po luftojnë me pandeminë.  Numri i të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit ishte 32. Aktualisht në Kinë mendohet të ketë më pak se 2000 raste aktive me Covid-19.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 11 mijë pacientë më Covid-19 kanë humbur jetën, 3485 prej të cilave vetëm në New York. Në total numri i të prekurve në SHBA është 368449.

Por Guvernatori Andrew M. Cuomo tha të hënën se numri i të vdekurve  për 24 orë ka rënë nën 600 për dy ditë rresht, duke sugjeruar një “sheshim të mundshëm të kurbës”, megjithëse sistemi spitalor mbetet i mbingarkuar.

Në Britani, Kryeministri Boris Johnson vazhdon të jetë në terapi intensive, pasi gjendja e tij u përkeqësuar të hënën, 6 prill.

Situata duket se po përkeqësohet dhe në Francë, ku të hënën u raportuan 833 viktima, numri më i lartë deri tani në vend.

Spanja dhe Italia në ditët e fundit kanë shënuar rënie në numrin e viktimave për 24 orë. Të hënën Spanja raportoi 637 të vdekur, ndërsa Italia 636, shifra më të ulëta krahasuar me ditët kur në këto shtete kishte rreth 1 mijë viktima në ditë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>