91 persona të shëruar nga koronavirusi rezultuan sërish pozitiv, në Korenë e Jugut. Personat janë diagnostikuar në qytetin e Daegut, epiqendra e koronavirusit.
Në këtë qytet që prej fundit të shkurtit nuk kishte më asnjë rast të ri infektimi, duke ngjallur frikën e një vale të dytë infektimi. Lajmi u dha nga Financial Times.
Disa nga pacientët e sëmurë për herë të dytë nuk kanë shfaqur simptoma, ndërsa të tjerat kanë pasur të njëjtat simptoma si në fillim, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Shfaqja e virusi për herë të dytë tek pacientët e shëruar njëherë është një shqetësim ndërkombëtar, duke qënë se shumë vende po shpresojnë se popullsia do të zhvillojë imunitet, për të ndaluar një valë të dytë rikthimi të pandemisë.
“Ne themi se një pacientë është i shëruar plotësisht kur ajo ose ai del negativ dy herë radhazi brenda 24 orëve. Por fakti se disa prej tyre kanë rezultuar sërish pozitiv pas një periudhe të shkurtër kohe do të thotë se virusi qendron më gjatë në trup se sa ne mendonim, tha një zëdhënës i Ministrisë koreane të Shëndetësisë, për Financial Times.
Rastet e raportuara nga Korea e Jugut kanë ngjallur frikën se virusi mund të mbetet aktiv tek pacientët më gjatë se sa mendohej.
Një mjek infeksionist i Spitalit të Daegut tha se “numri i të infektuarve, 91, është vetëm fillimi”, dhe se ka shumë gjasa që sëmundja të jetë rikthyer tek pacientët, se sa ata të jenë infektuar për herë të dytë.
Autoritetet koreane ende nuk e dinë nëse virusi është riaktivizuar apo personat janë infektuar për herë të dytë.
Ata po hetojnë nëse është një gabim i testit, apo mbetje të virusit mund të qendrojnë në trupin e pacientëve në gjendje të fjetur pa shkaktuar infeksion.
Autoritetet koreane do të publikojnë javën e ardhshme raportim e hetimti mbi arsyet e shfaqjes së virusit për herë të dytë.
Korea e Jugut ishte një nga vendet e më të prekura jashtë Kinës, por arriti ta mbante nën kontroll dhe të ndalonte përhapjen si rezultat i kombinimit të masave të distancimit social dhe testimit masiv dhe gjurmimit.