Koronavirusi nuk bën dallim, por minoritetet dhe familjet e varfëra janë më të prekurat. Përhapja e koronavirusit po reflekton ndryshimet racore dhe socioekonomike të qyteteve dhe mangësitë e sistemit shëndetësor.
Sipas të dhënave të para të studiuara nga kërkuesit në Amerikë, afrikano-amerikanët dhe familjet e varfëra janë më të rrezikuarat për tu infektuar.
Kështu, zona më e prekur e New Yorkut është Queens, një lagje me numër të lartë emigrantësh dhe me të ardhura të ulta.
Në Charlote, në epiqendrën e koronavirusit në North Carolina 44 përqind e rasteve të infektuara i përkasin minoritetit të afrikano amerikanëve.
Në Michigan, përqendrimi më i madh i rastebe është tek popullsia me ngjyrë, dhe në qytete e varfra si Detroit.
Në Milwaukee, në Winsconsin, 80 për qind e rasteve me koronavirus I përkasin minoritetit me ngjyrë.
Në Illinois, afrikano amerikanët përbëjnë 14.6 për qind të popullsisë, dhe 28 për qind të rasteve të konfirmuara i përkasin këtij minoriteti.
Ky trend ende nuk është konfirmuar ende nga kërkuesit, por të dhënat e para të marra nga qytete të ndryshme paraqesin një ide se kush është popullsia më në rrezik.
Sipas të dhënave, afrikano amerikanët vuajnë më shumë nga sëmundje si obeziteti, sëmundjet e zemrës, hipertensioni, të cilat ndikojnë në përkeqësimin e infeksionit.
Këto minoritete jetojnë në zona me të ardhura të ulta, si pasojë ata kanë më pak akses në shëndetësi dhe cilësia e kujdesit për veten është më e ulët se sa tek një zonë e pasur.
Njerëzit me të ardhura të ulta nuk mund të punojnë dot nga shtëpia, dhe duhet të vazhdojnë të shkojnë në punë duke e vënë veten në rrezik.
Ata jetojnë në familje të mëdha, ose jetojnë shumë familje në të njëjtën shtëpi. në këto zona ka shumë të pastrehë të cilët e lehtësojnë përhapjen e virusit.